Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, tre të plagosur

21 March 2022, 07:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në autostradën Tiranë-Durrës me pasojë plagosjen e tre personave.

Sipas policisë është përplasur mjeti me drejtues shtetasin H. N., 28 vjeç, me mjetin me drejtues shtetasin E. L., 26 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi H. N., dhe pasagjerët e dy mjeteve, shtetasit M. F., dhe E. S., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video