"Më ka përdhunuar vajzën"/ Gruaja denoncon komshiun, ndalohet 69 vjeçari

25 November 2022, 16:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Më ka përdhunuar vajzën"/ Gruaja denoncon komshiun,
Foto ilustruese

Një 69-vjeçar është ndaluar nga policia e Belshit, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e fqinjit, e cila vuan nga probleme të të shëndetit mendor. 

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale F. H., banues në Belsh, teksa denoncimi në komisariat është bërë nga nëna e vajzës, 42-vjeçarja me inicalet F. H.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik ndaluan shtetasin F. H., 69 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi ka bërë kallëzim një 42-vjeçare, se shtetasi F. H. (fqinj i saj) ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 20-vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.”, njofton Policia.

Blutë e Elbasanit bëjnë me dije se vijon puna për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.


Video