Laboratori i drogës në Fier, një prej trafikantëve lidhje me bosin e drogës që ndodhet në Dubai (Emri)

25 Nëntor 2022, 12:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në foto: Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Farkullit dhe djali i tij

Një nga personat e arrestuar për kokainën e kapur në Fier një natë më parë, e fshehur në thasët me pleh kimik është Bledar Matoshi.

Ky i fundit, njihet për lidhjet e tij me një prej personazheve më të njohur të botës së krimit që aktualisht qëndron në Dubai dhe është i skeduar edhe më herët për trafik kokaine, shkruan BW.

Matoshi u ndalua n ë rrugën e Arbrit bashkë me disa miqtë e tij, ndërresa në mjetin e tyre u gjetën armë. Dyshohet se Matoshi dhe shokët e tij do të merrnin ngarkesën nga Fieri, për ta përpunuar më pas drogën.

Si ndodhi ngjarja

Sasia me pleh-kimik ku ishin fshehur 430 kg kokainë është ngarkuar në muajin maj 2022 në kontejner në Kolumbi dhe nëpërmjet një anije transporti është nisur për në portin e Pireut/Greqi ku ka mbërritur në fillim të korrikut 2022. Prej andej me anije transporti pas 3 ditësh është dërguar në portin e Barit të Malit të Zi dhe në Shqipëri është transportuar me kamion në muajin shtator 2022.

Laboratori i drogës në Fier, një prej trafikantëve lidhje me
Në foto: Bledar Matoshi

Gjatë gjithë kohës, kjo ngarkesë është mbajtur 24 orë nën vëzhgim nga autoritetet. Kjo me qëllim identifikimin e plotë të bashkëpunëtorëve, të cilët kanë marrë pjesë në përgatitjen e dokumentacionit rreth hapjes në Shqipëri të kompanisë që do realizonte transportimin dhe marrjen në dorëzim të "ngarkesës" brenda të cilës dyshohej se është përzier lënda narkotike e llojit kokainë, pagesat e realizuara për blerjen, transportimin dhe zhdoganimin e saj, personat që do kujdeseshin për pritjen dhe marrjen në dorëzim të ngarkesës në Shqipëri, personat që do kujdeseshin për mbajtjen, magazinimin dhe ekstraktimin e lëndës së dyshuar narkotike nga sasia me "pleh-organik", dhe kush ishin personat e specializuar që do mundësonin kryerjen e këtij procesi.

Nga vëzhgimi ka rezultuar se droga ishte zhvendosur në ambiente të ndryshme në Shqipëri, nga ku dje (24 nëntor) është bërë i mundur edhe sekuestrimi i saj në Farkë të Madhe në Fier. Në total janë kontrolluar 14 ambiente në Tiranë, Lushnje, Fier dhe 10 në pranga, 1 në kërkim.

Kujtojmë se 430 kg kokainë, që nëse do të dilte në treg do të kushtonte 40 mln euro është sekuestruar, e ndërsa në pranga ka rënë edhe një nga porositësit e kësaj sasie që është Zenel Cervanakut nga Tirana.

Një operacion i bërë nga SPAK, autoritetet malazeze dhe DEA amerikane ka çuar në pranga 10 persona të akuzuar për “grup të strukturuar kriminal”, e ndërsa 1 tjetër është në kërkim. 

Zenel Cervanaku, mendohet të jetë vëllai i Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Farkullit, edhe ky i fundit i arrestuar, pasi banesa e tij në Fier ishte shndërruar në një laborator droge.

Video