Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e natës së kaluar në Elbasan, ku një 25-vjeçare nga fshati Dushk i Lushnjës u paraqit në spital dhe pretendonte se ishte përdhunuar jashtë një lokali në aksin Elbasan-Librazhd.
Pasi u paraqit në spital ajo ka treguar se fillimisht e kanë droguar dhe më pas e kanë përdhunuar. Kanë qenë mjekët ata të cilët kanë lajmëruar policinë, pasi i kanë bërë të qartë njëherë vajzës se nëse pretendimet e saj ishin të pavërteta, ajo rrezikonte të dënohej për dëshmi të rreme.
Në dëshminë e dhënë përpara uniformave blu në komisariat 25-vjeçarja ka deklaruar se ka konsumuar një përzierje alkoolësh xhin & xhak në lokal dhe ka qenë e dehur në momentin e përdhunimit.
Në bazë të deklarimeve është kërkuar të bëhet ekzaminim nëse ka pasur marrëdhënie seksuale. Ekzaminimi është bërë në maternitetin e Elbasanit. Nuk përjashtohet rasti që ajo t’i ketë bërë deklarimet e saj në gjendje të dehur.
Policia dhe grupi hetimor po vijojnë hetimet për të vërtetuar nëse pretendimet e vajzës 25-vjeçare qëndrojnë apo jo.