
Detaje të reja nga lajmi për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj i cili u kallëzu në polici se ka humbur kontaktet me familjen e tij.
“News24” raporton se Policia e Shteti ka ngritur njjë grup të posaçëm për të kuptuar më saktë se çfarë ka ndodhur. Mesazhi i fundit që la Ervis Martinaj, me një numër që nuk e kishte përdorur më parë: Bëni kujdes, se po na kontrollojnë e godasin si kurrë më parë.
Ky denoncim i familjarëve të Martinajt vjen pas disa vrasjeve të ndodhur në zonën e Fushë-Krujës ku target ishin njerëzit e Ervis Martinajt.
Ai është në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK, pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani i cili ka thënë se Martinaj e kishte paguar për të vrarë Indrit Doklen.
Ai ka thënë se 500 mijë euro do paguante Ervis Martinaj për të hequr qafe Endrit Doklen. Vetë Nuredin Dumani ka thënë se ka marrë porosi nga Ervis Martinaj për të vrarë shtetasin Indrit Dokle. Ka rënë dakord që Ervisi të jepte për vrasjen e Indritit shumën prej 500 000 Euro dhe se ka marrë paradhënie shumën prej 100 000 Euro.