Vrau, copëtoi dhe futi në valixhe prindërit e të fejuarit, dënohet me 30 vite burg Elona Kalesha

4 May 2023, 18:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrau, copëtoi dhe futi në valixhe prindërit e të fejuarit,
Elona Kalesha, dhe Shpetim dhe Teuta Pasho

Gjykata e Lartë e Firences në Itali ka dënuar me 30 vite burg shqiptaren Elona Kalesha, e cila akuzohet për masakrimin e prindërve të ish-të dashurit të saj.

Shpëtim dhe Teuta Pasho u zhdukën në tetor 2015 dhe trupat e tyre të copëtuar, u gjetën në dhjetor 2020 në valixhe. Elona dyshohet se futi bashkëshortët në kurth, të cilët erdhën në Itali për të parë djalin e tyre Taulantin.

Ky i fundit, i burgosur në Sollicciano për krime droge, do të lirohej nga burgu më 2 nëntor 2015. Prindërit e tij u zhdukën një ditë më parë, dhe provat tregojnë se personi i fundit që i pa ata ishte Elona.

Kalesha u arrestua nga policia italiane për vrasjen makabre të çiftit Pasho, pasi dyshohet se e kreu vrasjen me paramendim dhe sipas hetuesve ajo kishte si qëllim që t’i eliminonte për t’u marrë 40 mijë euro, por edhe për shkak se mendohet se ata nuk e odnin si nusen e djalit të tyre.


Video