Marshimi i protestuesve ndalet para Komisariatit nr.3, ulen këmbëkryq në rrugë: Lironi çunat

2 July 2026, 23:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Marshimi i protestuesve ndalet para Komisariatit nr.3, ulen këmbëkryq

Protestuesit që morën pjesë në marshimin përgjatë rrugëve të Tiranës pas fjalimeve të Kryeministria, ndaluan para Komisariatit numër 3, ku mbahen disa prej të rinjve që protestuan sot para Kuvendit.

Në kor, protestuesit e ulur këmbëkryq në rrugë, thërrasin "lironi çunat”,

“Lironi çunat”, “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!”, “Rama Berisha fuck you” dhe “Poshtë patronazhistët”, ishin thirrjet e tyre.

Protestuesit kanë artikuluar gjithashtu slogane dhe thirrje kundër klasës politike dhe strukturave mbështetëse të saj, ndërsa situata ka sjellë bllokim të përkohshëm të trafikut në këtë segment rrugor.

Policia ndodhet në terren për të monitoruar situatën dhe për të garantuar normalizimin e qarkullimit.


Video