Juristi Ylli Manjani ka kritikuar ashpër SPAK-un lidhur me mënyrën se si ka kryer hetimet për inceneratorët.
Manjani tha mbrëmjen e sotme në “Top Story” se SPAK ka kryer hetime skandaloze për inceneratorët.
Manjani vuri në dukje se SPAK po sillet si zjarrfikës i zjarreve të castit, duke ndjekur hetime populiste, ndërsa theksoi se copëzimi i hetimit të çështjes është i rrezikshëm.
Manjani vuri në pah edhe një kontradiktë tjetër të hetimeve nga SPAK për Mirel Mërtirin. Ai tha se SPAK e akuzon Mërtirin si pronar faktik, një term i padëgjuar në jurisprudencë.
Manjani është shprehur më tej mbrëmjen e sotme në “Top Story”, se krijimi i inceneratorëve, nuk kishte si qëllim vetëm funksionin parësor, por janë përdorur edhe si strategji për fshehjen e shumë betejave politike e tregtare mes politikanëve në pushtet të asaj kohe.