Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ripërsëritur edhe një herë akuzat ndaj SPAK se në lidhje me çështjen e incenratorëve po vepron në mënyrë të gabuar, duke futur njerëz në burg pa patur prova konkrete.
Në një lidhje skype për emisionin Zona Zeri në Top News, Manjani tha se SPAK duhet të ngrinte një skemë për t’iu dhënë përgjigje të gjitha pyetje dhe të mësontë të vërtetën nëse ka persona përgjegjës, dhe jo ta copëzonte si çështje.
Manjani i ka konsideruar absurde akuzat si ndaj Alqi Bllakos, Arben Dervishajt apo edhe ndaj Mirel Mërtiirit, ku sipas tij, ky i fundit po akuzohet vetëm se është burri i pronares. Jursiti deklaroi se problemi nuk qendorn tek Prokuroria, por tek Gjykata që pranon akuzat absurde.
“Tek çështjas e inceneratorëve është interesante të mësohet e vërteta, a është një vendim i duhur? A është me leverdi? A ka patur persona përgjegjës? Si është marrë vendimmarrja?, duhet një skemë e mirëfilltë që të japë një informacion të plotë, por SPAK-u e ka nisur në mënyrë të gabuar.
LSI u zu me Lefter Kokën dhe gjeti inceneratorët për ta goditur. E njëjta gjë ndodhi edhe me Alqi Bllakon se iku nga LSI. Kjo nuk është një çështje e iniciuar nga drejtësia. SPAK-u duhet t’i bashkonte në një dhe të hetonet në qetësi për të zbardhur se kush janë përgjëgjësit kryesorë, nëse ka se njëherë nuk e dimë a ka. Akuzat janë të sforcuar që me rastin meqë kapa njërin t’i fut nja 3 akuza dhe këtu vlen të përmendt rasti i Dervishajt ku akuzohej për korrupsion i zyrtarëve. Nëse kjo është strategjia e drejtësisë që hajde futim njerëz brenda se rrugës do i gjejmë diçka, kjo është drejtësi e Enver Hoxhës. E njëjta situatë është edhe me Alqi Bllakon. E njëjta rast është dhe me Mirel Mërtirin, emri i tij nuk figuron askund, ai nuk është pronar por sipas Prokurorisë thotë se ti je pronari faktik sde je burri i gruas së pronares, por ky është si film.
Akuzat janë absurde. Në çështjen e Elbasanit, Prokuroria e Elbasanit dhe Gjykata e Elbasanit kanë një hetim dhe vendim të plotë dhe janë hetuar dhe gjykuar të gjitha çështjet që ngre sot SPAK. Por, nëse një rast është një herë i gjykuar s’ka burrë nëne që ta gjykojë më, vetëm po pati diçka të re. Akuzast janë të sforcuara, të stisura dhe nuk janë të qendrueshem.
Problemi nuk qendron te Prokuroria, se ajo edhe mund të ngrejë akuza në hava, por duhet të jetë gjykata ajo që duhet t’i rrëzojë akuzat absurde. Si mund të ngrihen akuzat ndaj Mirel Mërtirit vetëm sepse ka gruan pronare. Ky standard i të bërit drejtësi është standard shumë i ulët, pra merre një herë futu brenda pastaj shohim ça bëhet. Kemi të bëjmë me liri dhe të drejta themelore të njeriut, se nëse ne bëjmë gam gam këtu ai tjetri është në burg atje. Këtu tek në ka një mllef ndaj biznesit, po kjo është logjikë komuniste, s’kemi ç’i bëjmë gomarit dhe i biem samarit. Përgjegjësinë duhet t’ja kërkosh atij që merr vendime se shqiptarët votojnë Edi Ramën jo Mirel Mërtirin. Duhet hetuar, por jo të keqabuzojnë. Në radhë të parë një herë kjo nuk është mafie njëher por partneritet publik-privat, se po të ishte mafie do ishte vrarë dikush dhe mafia ka aq lekë sa nuk pret të marrë këstin nga shteti. Përgjigjet e pyetjeve që përmenda në fillim duhet t’i japë SPAK-u. Por kështu siç e ka nisur, SPAK-u do ta ketë shunë të vështirë.”-tha Manjani.