Elis Bilali, avokati i Alqi Bllakos dhe Arben Dervishajt ka folur në lidhje me çështjen e inceneratorit të Fierit, ku ditën e sotme u zhvillua seanca paraprake dhe kaloi dosja për gjykim.
I ftuar në emisionin “Zona Zero në Top Neës, Bilali deklaroi se që në gjenezë Prokuroria kishte ngritur akuza që nuk kishin bazë ligjore ndaj Bllakos dhe Dervishajt dhe përgëzoi gjykatën e sotme në lidhje me korrektësimin.
Avokati Bllakos deklaroi se ish-deputeti socialist, në kohën kur akuzohet për inceneratorët nuk ka mbajtur poste për t’u konsideruar zyrtar i lartë, po ashtu ai tha se dhe as Dervishasj nuk ka mbajtur poste publike.
Sipas avokatit Bilali shkresa e nënshkruar nga Aliq Bllako nuka ka shkatkuar dëme, pasi është thjesht një shkresë përcjellëse. Sipas tij, situata me provat është ndryshe nga ajo që paraqitet në media.
“Sot u zhvillua seanca paraprake për Arben Dervishajn dhe Alqi Bllakon, ishte seancë maratonë, të gjithë palët paraqitën pretendimet se çështja nuk mund të kalonte
Më konkretisht nga “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë”, gjykata në korrupsion pasiv që ushtrojnë funksione publike. Kjo ishte kërkesë e jona. Pasi gjatë asaj kohe, Bllako nuk ka qenë zyrtar i lartë Kjo kërkesë lindte që n gjenezë pasi organi i akuzës nuk ka qenë i qartë. Qëndrimin tonë do ta mbajmë edhe gjatë gjykimit në themel. Nuk provohet askund që akuzat në ngarkim të Bllakos dhe Dervishajt nuk provohen nga organi i akuzë, majde vërtetohet e kundërta. Akuza s’ka qenë e drejtë as e mbështetur në prova.
Për zotin Dervishaj ka një non sens, pasi në fillim i shpërdorim detyre, por zoti Dervishaj në asnjë rast nuk ka mbajtur poste publike. Ai ka qenë thjesht administrator i një shoqërie private. Organi i akuzës u detyrua të ndryshojë akuzën nga shpërdorim detyre në falsifikim dokumentesh.
Gjykata thjesht gjykon në mënyrë sipërfaqësore në bazë të akuzave që ka ngritur Prokuroria, janë të drejtë apo jo, pra kjo është në seancë paraprake, por më pas në gjykim të themelit do gjykohet nëse këto akuza qëndrojnë apo jo në bazë të provave. Nuk ka qenë asnjë vendimmarrje e z.Bllako që të shkaktojë dëm, ai thjesht ka përcjellë një shkresë tek Këshilli i Ministrave, është thjesht një shkresë përcjellëse dhe nuk ka shkaktuar asnjë pasojë.
Gjyqtari i seancës paraprake është kufizuar në kompetenca për t’u shprehur sepse nuk ishte gjykim në themel. Akuzat si ndaj Bllakos, por dhe Dervishajt duhet të shuhen, këtë kemi kërkuar. Më lejoni të përgëzoj gjyqtaren e seancës paraprake sepse ka dhënë një vendim gjysmë të drejtë. Gjykata pati guximin që të orientojë Prokurorinë në lidhje me akuzat për Alqi Bllakon nga.Gjykata dhe Prokuroria janë në presion për këtë çështje.
Nuk mund të nrehet një akuzë shpërdorimi detyre për zotin Dervishaj për sa kohë ai nuk është një objekt i posaçëm. Hetimi nuk është bërë si duhet. Në rastin konkret, nga organi u akuzën nuk janë vlerësuar drejt akuzat. Inceneratori i Fierit është realizuar, ndryshe nga çfarë thuhet në media. Aty duhet të ishte realizuar një akt ekspertimi.
Unë besoj dhe shpresoj shumë që trupa gjykuese te gjykojë në mënyrë të drejtë dhe në përfundim të vendosë në mënyrë të drejtë në favor të Alqi Bllakos dhe Dervishajt. Akuzat dhe vëtë dosja lë shumë vend për të diskutuar.
Ajo që mund të them është që situata e ofruar në media dhe përpjekja e medias dhe fatkorit politik për të ndikuar në hetimet është gjë krejtësisht ndryshe nga vet provat.” -ha Bilali.