Maliq, përplasi për vdekje 58-vjeçarin, arrestohet shoferi që u largua nga vendngjarja

29 November 2022, 23:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Maliq, përplasi për vdekje 58-vjeçarin, arrestohet shoferi
Ilustrim

Policia ka arrestuar shoferin që përplasi për vdekje një këmbësor pranë fshatit Drithas të Maliqit.

Në pranga ka rënë 29-vjeçari Gerald Terolli banues në fshatin Drithas. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi i aksidentit.

29-vjeçari përplasi për vdekje me makinë 58-vjeçarin Roland Sh. Ky i fundit po udhëtonte me biçikletë kur u përplas nga makina. Ai ndërroi jetë në vendngjarje për shkak të goditjes së fortë, ndërsa shoferi u largua pa i dhënë ndihmë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme. 


Video