Aksidenti në Maliq, makina përplasi dy vëllezërit me biçikleta, njëri shpëtoi tjetri ndërroi jetë

29 November 2022, 19:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksidenti në Maliq, makina përplasi dy vëllezërit me

Të tjera detaje dalin në lidhje me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në Maliq, Korçë ku mbeti i vdekur një person.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas në aksin Korçë-Maliq, ku një mjet ka goditur dy persona që po udhëtonin me biçikleta në këtë rrugë.

Dy vëllezërit po udhëtonin nga Drithasi në drejtim të fshatit Libonik ku një mjet i ka goditur duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të njërit prej tyre.

Vëllai tjetër ka shpëtuar pa lëndime.


Video