Lirohet nga qelia avokati Arben Lena

9 May 2024, 11:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lirohet nga qelia avokati Arben Lena
Avokati Arben Lena

Lirohet nga qelia avokati Arben Lena.

Vendimi u mor nga gjyqtari i çështjes Erjon Cela, i cili ndryshoi caktoi ndaj tij masën “arrest në shtëpi”.

Lena do qëndrojë i izoluar në banesë deri në përfundimin e plotë të hetimeve nga SPAK.

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Korçë, Arben Lena është arrestuar nga SPAK nën akuzën se është i përfshirë në rastin e korrupsionit që u godit në 26 dhjetor 2023, ku 3 persona u lanë në burg, 1 në arrest shtëpie dhe 1 tjetër detyrim paraqitje për tentativën e korruptimit të zyrtarëve publikë në Gjykatën e Korçës me qëllim zbutjen e masës së sigurisë ndaj Bledar Koziçit, i ndaluar për trafikun e paligjshëm të emigrantëve.

 


Video