Një 40-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi është kapur në flagrancë me armë zjarri dhe drogë.
Policia thotë se gjatë kontrollit, shtetasit Hasan Qazimi iu gjet një pistoletë dhe sasi kokaine.
Njoftimi i policisë:
Lëvizte i armatosur dhe me lëndë narkotike, lokalizohet dhe arrestohet në flagrancë 40-vjeçari. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në inteligjencën informative se në një lokal në rrugën “Halit Bega” ndodhej një shtetas i armatosur, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Klienti”.
Në rrugën “Halit Bega”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin Hasan Qazimi (G) dhe gjatë kontrollit fizik të tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë.