“I lidhën me TELA me gjëmba e i tërhoqën zvarrë”, krimi brutal i bandës 'Vakëf' që TRONDITI Beratin!

9 Nëntor 2024, 15:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berat

Prokuroria Berat ka kërkuar 25 vite burg për shtetasin Byniamin Hajro, i njohur si Bujo Çami për ‘Vrasje me paramendim’ ndaj dy personave, në vitin 1997, një krim makabër që tronditi vendin.

Kjo ishte e vetmja ngjarje që i kushtoi dënimin kapobandës Byniamin Hajro dhe njerëzve të tij, që është torturimi dhe vrasja e shtetasve Arjan Avdullai dhe Eduart Pema në 2 qershor të vitit 1997.

Ata u morën peng, u lidhën me tela me gjemba në garazhin e banesës së Bujo Çamit.

Aty u torturuan për 24 orë.

Bledar Pema, 13-vjeçar aso kohe pa gjithë skenën se si u torturua i vëllai.

Të katër personat i lidhën me një tel, te ganxha e rimorkimit nga mbrapa, të një makine Golf me ngjyrë si gri me targa Berati trupin e Eduart Pemës dhe Arjan Avdullait.

Dy kufomat i tërhoqën zvarrë nëpër rrugën e lagjes që të çon në sheshin Vakëf.

Aty i lyejnë me benzinë dhe u vënë zjarrin. Familjet e viktimave nuk guxuan të denoncojnë.

Vite më vonë, dëshmia e Bledar Pemës vuri para akuzës Byniamin Hajron, Kudret Zhukën, Kastriot Frashërin dhe Gazmend Hoxhën.

Video