Lëvizje në polici: Emërohet shefi i ri i komisariatit nr. 3. Ndryshime në Librazhd dhe në policinë kufitare

15 December 2023, 20:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lëvizje në polici: Emërohet shefi i ri i komisariatit nr. 3.
Godina e Policisë së Shtetit

Disa lëvizje kanë ndodhur në Policinë e Shtetit. Mësohet se Altin Lila, nga shefi i Komisariatit numër 3 në kryeqytet është emëruar në krye të Komisariatit numër 1.

Në këtë të fundit ishte drejtues Petrit Hala, i cili tashmë është emëruar shef i policisë në Librazhd.

Në komisariatin numër 3 është emëruar Bledar Reshka që ka qenë në krye të sektorit të vrasjeve në Elbasan.

Sali Skura është emëruar në krye të komisariatit numër 4.

Ndërsa Arben Caka do të jetë drejtor kufiri në Durrës.

 


Video