Pas operacionit të SPAK-ut me 51 urdhër-arreste, është bërë i mundur ekstradimi i Leonard Dukës në Shqipëri, kreut të klanit “Duka”, i cili del në përgjimet e “SKY ECC”.
Përveç ngjarjeve kriminale në të cilat është përfshirë, një vëmendje e madhe i është kushtuar edhe mënyrës së tij të jetesës.
Leonard Duka vetëquhet tek miqtë e tij si “Princi Damian”, një nofkë e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën që ai ka.
Ai është i njohur dhe për lidhjen që kishte me modelen Trejsi Sejdini.
Lidhja e saj më kreun e klanit “Duka” doli në pah pas vrasjes së ish-efektivit Santiago Malko.
Pamje nga ekstradimi i Leonard Dukës:
Edhe pse u përpoq që ta mbajë sekrete këtë histori dashurie, mediat, përfshirë edhe ato ndërkombëtaret e kanë përmendur emrin e 20-vjeçares.
Ashtu si Leonard Duka, edhe Trejsi Sejdini njihet për jetën e saj luksoze mes Shqipërisë dhe Amerikës.
Në dosjen hetimore të SPAK-ut përmenden disa para që Trejsi Sejdini ka marrë nga Leonard Duka, nëpërmjet mikut të saj.
Gjithashtu, dyshja kanë kryer edhe udhëtime së bashku në 10 shkurt të vitit 2019.
Pas hetimeve të SPAK-ut, Trejsi Sejdinit i është sekuestruar një automjet, që sot është vënë në dispozicion të Policisë Rrugore.
Kur është pyetur në media për raportin e saj me Dukën dhe lajmet për lidhjet me bandat, modelja ka deklaruar se janë të pavërteta.
“Unë si Trejs dhe çfarëdolloj personi tjetër besoj se nuk mban përgjegjësi për veprimet e askujt, qofshin të hijshme të pahijshme të vërteta ose jo. Realisht më vjen shumë turp që më është lakuar emri në situate të tilla. Gjithashtu dua të theksoj faktin që nuk kam dashur të bëj nga këto gocat e Instagramit që nxjerr story dhe shaj mediat, nuk më ka pëlqyer kjo gjë. Trejsi është miss Albania 2018. Mund të kërkoni emrin tim dhe mund të shikoni Ëikipedia se çfarë sinonimesh kam unë si modele, domethën sekssimbol, model, miss Universe Albania, pafund. Trejsi nuk ka lidhje me asgjë që është e paligjshme. Nuk kam lidhje me asnjë person që ka lidhje me bandë,” është shprehur Trejsi Sejdini në një dalje televizive.