
Samuel Troshani dhe Izmir Sakica, të shpallur në kërkim për dhunimin e Vladimir Bruçi në mes të qytetit të Shkodrës më 4 qershor 2024, janë vetëdorëzuar në polici.
Ndërkohë ata ishin shpallur në kërkim policor lidhur dhe me masakrën me 4 të vrarë në Dobrac të ndodhur më 30 tetor 2024.
Sherri i datës 4 qershor 2024 u tha se kishte indicie një vendparkim. Atentati ndodhi më 30 tetor 2024 në rrugën 'Shkodër - Koplik' në zonën e Dobraçit.
Hamza Lici dhe Arlind Bushati po udhëtonin me benz C-Class me targa franceze kur janë qëlluar me breshëri automatiku nga një makinë.
Lici i cili ndodhej në kahun e shoferit duket që ka humbur kontrollin dhe ka përplasur motorin ku udhëtonte qytetarja Flutura Basha, 56 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Bashkim Basha.
Gruaja humbi jetën në vend ndërsa bashkëshorti Bashkimi humbi jetën pak ditë më pas.
Në makinën e viktimave, policia gjeti tre pistoleta, njëra e Bushatit, gëzhoja të së cilës u gjetën brenda, tjetra e Licit, pranë këmbëve dhe një e tretë në kroskot qe dyshohet se i përket personit qe u arratis.
Ndërsa në makinën e djegur të autorëve u gjetën 2 automatikë, të njëjtët që u përdorën në atentat.