Shkarkohet pas 7 muajsh drejtoresha e SASPAC!

30 Korrik 2024, 10:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jona Suli

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e SASPAC, Jona Suli.

Këshilli i Ministrave ka shpallur vendin vakant për drejtor të përgjithshëm të agjencisë që koordinon shpërndarjen e fondeve të BE.

Kujtojmë se Jona Suli u emërua në muajin dhjetor të vitit 2023, në krye të asaj agjencie.

Shkarkohet pas 7 muajsh drejtoresha e SASPAC!
VKM e qeverisë për vendin vakant

Arsyet e shkarkimit të Sulit ende nuk dihen, por pakënaqësi ndaj punës së saj kanë shfaqur në këto 7 muaj vetë kryeministr, ministrat dhe kryetarët e komisioneve parlamentare ku ajo raportonte.

Ajo u emërua në krye të kësaj agjencia më 15 dhjetor të vitit të kaluar. 

Para këtij posti Suli ishte asistente në paradhomën e Mirela Kumbaros te Ministria e Kulturës e më pas koordinatore te Bashkëqeverisja.

Po ashtu,30-vjeçarja nga Durrësi, më 30 korrik të 2023 u emërua drejtoreshë te Agjencia e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë në Ministrinë e Brendshme. 

©CopyrightVoxNews

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video