Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Personi që shihni në foto është i riu që vrau me thikë 26-vjeçarin Dritan Manjani natën e kaluar në Bulqizë.
Bëhet fjalë për Dorjan Memën që goditi me thikë Manjanin në oborrin e shtëpisë së tij, siç deklarojnë dhe banorët e zonës.
Më herët një fqinj i cili kishte konsumuar kafe me të ndjerin pak para ngjarjes së rëndë, theksoi se autori ndodhej në të njëjtin lokal me ta shoqëruar nga persona të tjerë. Më pas, u shpreh ai, Mema ka shkuar në shtëpinë e 26-vjeçarit, i ka rënë me bori makinës dhe e ka goditur menjëherë pasi i ndjeri doli jashtë.
Dyshohet se ky krim e kishte zanafillën te konfliktet e vjetra mes dy të rinjve.