"Mjeshtër i prodhimit të bombave artizanale", kush është Ylli Zalla që ndihmoi vrasësit e Gilmando Danit (lidhjet me ISIS)

14 Nëntor 2025, 10:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ylli Zalla

Ylli Zalla, i shpallur në kërkim nga Policia, pasi iu gjet arsenal armësh në banesë.

Nga e njëjta banesë dyshohet se ka dalë edhe mjeti i autorëve të atentatit mafioz në Rinas. Ylli Zallës iu gjetën në banesë 3 kallëpe tritol, 12 granata dore, 4 armë zjarri, 6 mijë fishekë, 5 bomba me telekomandë dhe mbi 2 kg kanabis.

Ylli Zalla nuk është një emër i panjohur për blutë. Ai ka rënë në pranga edhe në vitin 2014 për prodhim të bombave artizanale.

Në ato kohë, Zalla dyshohej për lidhje me grupet terroriste të ISIS, që dërgonin shqiptarë për të luftuar në Siri. Ai u arrestua, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Krujë kishte caktuar ndaj tij masën e arrestit me burg për "Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake” si dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Nuk dihet nëse ai është dënuar për këtë çështje.

 



Video