Tre ditë më parë, Ervin Karamuço ekspert i kriminalistikës bëri publik në llogarinë e tij në Facebook, rastin e një personazhi “VIP” që sipas tij frekuenton rregullisht poligonëte qitjes. Ky personazh shumë i njohur i showbizz-it, thotë Karamuço, vendos mbi shënjestër fotografinë e vjehrrës së saj. Eksperti i kriminalistikës nuk e bëri të ditur emrin e personazhit në fjalë por theksoi se ai që është për t’u shqetësuar në këtë rast është fenomeni.
Ai theksoi se këto sjellje mund të jenë fare miri indiciet e para të një sjellje që mund të degradojë me kalimin e kohës në një tragjedi brenda familjes.
“Personi që vijon me këto lloj sjelljesh duhet të ndalojë…Unë i frekuentoj shpesh këto ambiente, aty kam marrë vesh, që ka pasur një personazh shumë të njohur të showbizz-it. E kam marrë si shaka, por më pas ma ka konfirmuar një gazetare e kronikës. Unë jam shqetësuar shumë”, tha Ervin Karamuço.