Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 52-vjeçari në Durrës

18 April 2022, 09:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 52-vjeçari në
Policia e Durrësit ka arrestuar një 52-vjeçar për llogari të drejtësisë italiane

Policia e Durrësit ka arrestuar një 52-vjeçar për llogari të drejtësisë italiane. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se është prangosur E. Gj., 52 vjeç, banues në Durrës, me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit italian.

52-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Verona/Itali, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të tij, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Njoftimi i policisë:

“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore  dhe Interpol Tirana, në kuadër të operacionit policor të koduar “Verona”, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:

-E. Gj., 52 vjeç, banues në Durrës.  Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Verona/Itali, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të tij, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë”, thuhet në njoftimin e policisë. 


Video