Me 53 kg hashash drejt Athinës, kapet nga policia greke i riu shqiptar

17 April 2022, 19:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Me 53 kg hashash drejt Athinës, kapet nga policia greke i riu shqiptar

Policia greke ka sekuestruar një sasi prej 53 kg kanabis sativa në aksin rrugor që lidh doganën e Kapshticës dhe Follorinën.

Në pranga është vënë një 26-vjeçar shqiptar, emri të cilit nuk bëhen publik për momentin.

Policia greke thotë se kishte informacion në rrugë operative për transportin e lëndës narkotike nga kufiri shqiptar drejt Athinës.

26-vjeçari do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie, ndërsa automjeti dhe lënda narkotike u sekuestruan.


Video