Rrahu nënën e tij, arrestohet 30 vjeçari në Fier

17 April 2022, 12:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rrahu nënën e tij, arrestohet 30 vjeçari në Fier

Një 30 vjeçar nga Fieri ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka dhunuar nënën e tij. Policia njofton se i arrestuai është shtetasi me iniciale R.M. 30 vjeç,.

“R. M., 30 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë|:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
Y. R., 41 vjeç, banues në Kashishtë, Fier, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

R. M., 30 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Po nga këto struktura u proceduan penalisht shtetasit:
A. K., 41 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Vetëgjyqësia" pasi ka tentuar të vëri në punë një fabrikë pa marrëveshje me bankën, në të cilën është bashkëpronar me bankën.

D. M., 41 vjeç, banues në Fier, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin F. Ç., 52 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan shtetasin G. Gj., 37 vjeç, banues në Remas, Divjakë, pasi për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur shtetasin M. K., 29 vjeç, dhe i ka marë aparatin celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Video