Gjendet trupi i 10-vjeçarit në lumin Fan, u mbyt dy javë më parë

17 April 2022, 12:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet trupi i 10-vjeçarit në lumin Fan, u mbyt dy javë
Pas shumë ditësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i 10-vjeçarit në Fan

Pas shumë ditësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i 10-vjeçarit në Fan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentin kur 10-vjeçari ishte futur në ujë për të kapur topin pasi kishte qenë duke luajtur me fëmijët e tjerë.

Mësohet se i mituri është rrëmbyer nga rrjedha e lumit. Menjëherë nisën kërkimet për gjetjen e trupit të të miturit, ndërsa familja Laska prej ditësh kishte hapur dyert e mortit.

Njoftimi i policisë:

Mirditë / Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të datës 05.04.2022, ku i mituri 10 - vjeçar S.L. banues në fshatin Shtrungaj, Mirditë, u mbyt në lumin Fan, Mirditë, ju informojmë se :

Pas shumë ditë kërkimesh intensive nga Polumbarët e Reneas, forcat policore të FNSH Shkodër, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Mirditë si dhe banorët e zonës, sot, rreth orës 12:00, u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë të tij, në afërsi të Diges së HEC-it të lumit Fan, në fshatin Reps, Mirditë.

Trupi i të miturit do të dërgohet pranë morgut të Spitalit Rajonal Rrëshen, ndërsa grupi hetimor do vazhdojë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video