Kush është kuzhinieri i ri shqiptar që humbi jetën në aksident në Itali (Emri dhe foto)

15 October 2022, 10:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush është kuzhinieri i ri shqiptar që humbi jetën në
Luka Cifci 23 vjeç

Del foto dhe emri i të riut shqiptar që humbi jetën në aksident në Itali. 

Ai është Luka Cifci 23 vjeç. I riu po udhëtonte së bashku me 3 shokë të tij dhe makina, e cila drejtohej nga një prej shokëve, doli nga rruga në një rrethrrotullim dhe u përplas me barrierat anësore. Përplasja ishte shumë e fuqishme aq sa  23-vjeçari ka dalë nga makina pasi u thyen xhamat.

Rruga ku ndodhi ngjarja, aksi që lidh Perugia-n me Citta della Piev, është një rrugë problematike pasi ndodhin shumë aksidente.

Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shpejtësinë me të cilën po udhëtonin djemtë. Tre shokët që ishin me Cifcin u plagosën lehtë.

Prokuroria ka nisur po ashtu hetimet për të zbuluar nëse shoferi ishte nën efektin e alkoolit apo drogës në momentin e aksidentit.

I riu shqiptar punonte si kuzhinier në një restorant, por ditët e fundit ishte mbyllur për shkak të festave. 23-vjeçari lindi në Athinë të Greqisë, por prej 10 vitesh banonte në Castiglione del Lago./Rainews.it

Kush është kuzhinieri i ri shqiptar që humbi jetën në


Video