Kush është Blerina, “Lubia” e Call Center-ave që i zhvati italianit 115 mijë euro

27 April 2022, 12:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush është Blerina, “Lubia” e Call Center-ave që i
Call Center-at mashtrues janë një fenomen mjaft i përhapur në Shqipëri

Call Center-at mashtrues janë një fenomen mjaft i përhapur në Shqipëri, ku të rinj dhe të reja telefonojnë të huajt duke iu prezantuar si brokera të kompanive të njohura për invesimet në bursa apo në kriptomonedha me qëllim mashtrimin e tyre.

Një i moshuar italian, të quajtur Antonio Blesi, i cili ishte mashtruar nga një Call Center me qendër në Shqipëri që administrohej nga Blerina Kamberaj. Pensionisti tha se Call Centeri në fjalë i kishte marrë 115 000 euro nëpërmjet premtimit të rremë se do ta bënin milioner përmes investimit në bursë, shkruan Abc.

Pas kësaj ai bëri një kallëzim në polici. Ngjarja ndodhi në fillim të këtij muaji dhe pas disa refuzimeve nga blutë e Tiranës dhe insistimit të emisionit, Blerina Kamberaj arrestohet nga policia me akuzën e mashtrimit.


Video