Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Sarandës, ku një 35-vjeçar është dërguar në spitalin e qytetit me plagë të rënda të shkaktuara nga goditjet me thikë në bark.
Bëhet fjalë për shtetasin Besmir Uka, i cili i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen nr.3 të qytetit bregdetar, pas një sherri mes të rinjsh.
Besmir Uka rezulton i dënuar më parë për “vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes” për një ngjarje të ndodhur në vitin 2010, madje gjatë kohës që ndodhej në burg. Ai është proceduar penalisht pasi është denoncuar nga një 16-vjeçare se e kërcënonte përmes mesazheve në Facebook.
Uka ndërkohë ka precedentë penale edhe për “dhunë në familje”, “drejtim mjeti pa patente”, “vjedhje me dhunë në bashkëpunim”. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për të zbardhur shkakun e plagosjes.