Kujdes kur tradhtoni, policia do hetojë edhe lidhjet jashtë Shqipërisë!

6 February 2024, 10:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kujdes kur tradhtoni, policia do hetojë edhe lidhjet jashtë
Foto ilustruese

Avokatja Dorina Prethi është shprehur se me ligjin e ri që pritet të hyjë në fuqi, Policia do të hetojë edhe marrëdhëniet e paligjshme jashtë territorit të Shqipërisë.

Prethi tha se është lehtësisht e vërtetueshme që Policia të zbulojë tradhëtitë bashkëshortore edhe jashtë vendit.

Ajo shtoi se personat që do të dënohen, do e kryejnë dënimin në Shqipëri, pavarësisht se ku ndodhen.

“Mendoj që ligjet të paktën mbrojnë fuqishëm këto skandalet e mëdha, të paktën të na lënë pa skandale. Një tjetër çështje që prek është edhe emigracioni.

Sa emigrantë ke që vazhdojnë lidhje dhe kjo e parashikon që ky ligj do të prekë edhe personat që njërën lidhje e kanë jashtë territorit të Shqipërisë.

Është lehtësisht e vërtetueshme, sepse sot ke të dhënat bankare, adresën e shtëpisë, etj. Nuk është e vështirë për t’u zbuluar. Ideja është këtu, që ne nuk e lejojmë… Ai thirret dhe dënimi realizohet këtu”, tha avokatja.


Video