“Ku gaboi Gjykata e Lartë”, Avokat Sokol Koçiu: Vendimi për Dritan Dajtin nuk mund të ekzekutohet

1 July 2024, 19:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ku gaboi Gjykata e Lartë”, Avokat Sokol Koçiu: Vendimi
Sokol Koçiu

Gjykata e Lartë dënoi me burgim të përjetshëm Dritan Dajtin për vrasjen e 4 efektivëve të policisë në vitin 2009 në Durrës. Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Artur Kalaja vendosën të pranojnë rekursin e ish-Prokurorisë për Krime të Rënda që kundërshtoi vendimin e Apelit të Krimeve të Rënda që e dënonte Dajtin me 25 vite burg pasi pranoi kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar

Avokati Sokol Koçiu, i cili është përfaqësues ligjor i Dajtit  dhe njëherësh dhe drejtor ekzekutiv i Byrosë për Mbrojtjen e të Burgosurve në Shqipëri, ishte i ftuar sot në emisionin "Breaking me Dafina Hysën" në Top News.

Ai njoftoi se do të ketë një tjetër shqyrtim të çështjes dhe në datën 9 korrik do të zhvillohet një seancë gjyqësor me të njëjtën trup gjykuese që dha vendimim më 11 qershor. Kjo, sepse Gjykata e Lartë ka bërë gabime të karakterit material dhe procedural.

“Ne i kemi bërë një kërkesë gjykatës, ia kemi vënë në pah gabimin që ka bërë dhe ka bërë dy gabime. Gabimi i parë është që në vendim, në dispozitiv nuk kanë venë, që ky vendim që ka dhënë, a është i formës prerë, apo jo? Kjo lidhet drejtpërsëdrejti me ekzekutimin, sepse ky vendim po qe se nuk është i formës së prerë, nuk mund të ekzekutohet. Ligji e parashikon, kodi i procedurës e parashikon që duhet me se s'bën që të jetë i formës së prerë. Në këto kushte ai urdhër ekzekutimi që ka dalë është absolutisht i pavlefshëm dhe i kundërligjshëm.

Ai sqaron se, sipas kodit penal ky quhet urdhrë arbitrar.

"E para, sepse nuk ka qenë i formës prerë dhe e dyta sepse Prokuroria e Përgjithshme nuk ka juridiksion dhe nuk ka kompetencë që të jetë pjesëmarrëse në Gjykatën e Lartë për çështje që i takon Gjykatës së Posaçme dhe Prokuroria së Posaçme. Po ta shikosh handikapin ose paradoksin, në vendim thuhet se kërkues për rekurisn është Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda në Tiranë, pra është Prokuroria e Posaçme sot, SPAK. Në dispozitiv thuhet njoftimin e bëjnë Prokuroria e Përgjithshme, që në fakt Prokuroria e Përgjithshme nuk ka fare juridiksion. Duke qenë se ndodhet përballë këtyre dy gabimeve, i thamë korrigjohet se në datën në datën Dritan Dajtit i mbaron dënimi me 25  vjet burgim dhe ai është i lirë. Sepse e ka kryer dënimin me 25  vjet burg. Dhe lirohet në datën 5.

Sipas avokatëve ky vendim i Gjykatës së Lartë nuk mund t’i shtrijë efektet, duke qenë se ka edhe këto paqartësi.

Vendimi i gjykatës nuk mund të dalë dot mbi ligjin. Nëse nuk është i formës prerë, ai vendim nuk ekzekutohet. Por edhe nëse do të jetë i formës së prerë, ai do jepet mbasi Dritan Dajti ta ketë kryer dënimin.

 


Video