Kthjellime dhe reshje lokale në zonat malore, ja parashikimi i motit për sot

5 September 2025, 08:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kthjellime dhe reshje lokale në zonat malore, ja parashikimi i motit

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, duke sjellë një mot përgjithësisht të mirë në shumicën e territorit.

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare, të cilat do të bëhen më të dukshme në orët e mesditës, veçanërisht në zonat malore.

Pikërisht në këto zona parashikohen edhe reshje lokale shiu me intensitet të ulët, të cilat nuk pritet të kenë ndikim të madh në aktivitetet e përditshme.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare prej 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të intensifikohet, duke arritur deri në 14 m/s.

Deti do të paraqitet i qetë deri mesatar, me valëzim të forcës 1 deri në 3 ballë.


Video