Kush do ta drejtojë Policinë e Shtetit? E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn shkon në ministrinë e Brendshme!

24 March 2026, 12:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush do ta drejtojë Policinë e Shtetit? E Ngarkuara me Punë e
Nancy VanHorn

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn ka shkuar në ministrinë e Brendshme, aty ku po zhvillohen edhe intervistimet me kandidatët për Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit. 

Më herët ka shkuar edhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili zhvilloi edhe një takim me kryeministrin Edi Rama.

Kjo vizitë vjen ndërkohë që ka nisur edhe faza e intervistimit për 14 kandidatët që garojnë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit nga detyra të Ilir Prodës.

Procesi i intervistimit po zhvillohet sipas rendit alfabetik, ndërsa i pari që është paraqitur për intervistë ka qenë Afrim Tafa, aktualisht drejtor i Policisë së Durrës.

Lista e kandidatëve:

1-Afrim Tafa

2-Alfred Çepe

3-Arjanit Arapi

4-Elidon Çela

5-Gentian Berberi

6-Gentjan Shehaj

7-Idajet Faskaj

8-Lorenc Panganika

9-Neritan Nallbati

10-Pëllumb Seferi

11-Rebani Jaupi

12-Saimir Boshnjaku

13-Skënder Hita

14-Tonin Vocaj


Video