Korrupsioni në ARRSH/ SPAK jep pretencën për të gjithë të pandehurit, burg vetëm për katër prej tyre, pjesa tjetër…

17 Prill 2026, 11:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Evis Berberi, Belinda Balluku, Gentjan Gjyli

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish drejtuesit e ARRSH dhe të pandehurit e tjerë.

SPAK ka kërkuar dënimin me 10 vite burg dhe ndalim për 5 vite nga ushtrimi i funksioneve publike për Ervis Berberin, ndërsa ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg për Gentjan Gjylin dhe t’i hiqet e drejta për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhë 3 vjeçare. Të dy përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar.

Pretenca për të pandehurit e tjerë:

-Personi Juridik “Net Group”,

-Personi Juridik “DAAM”,

-Adela Kica, 1 vit burg që konvertohet në punë me interes publik dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite

-Adja Strazimiri,1 vit e 6 muaj që konvertohet në punë me interes publik dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite

-Adrian Kroi,1 vit e 6 muaj burg që konvertohet në 4 vite shërbim prove si dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite

-Altin Llazi Marko, 1 vit burg që konvertohet në 4 vite shërbim prove dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite

-Artan Leskoviku, 1 vit burg që konvertohet në 4 vite shërbim prove dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite

-Bledar Aliaj, 1 vit e 6 muaj burg që konvertohet në 4 vite shërbim prove si dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite

-Brunilda Luli, 7 vite e 6 muaj muaj burg, që konvertohet në shërbim prove për 4 vite

-Denis Xhoxhi, 1 vit burg që konvertohet në punë me interes publik si dhe t’i hiqet e
drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite

-Ela Goxhaj,1 vit 6 muaj burg që konvertohet në 150 orë pune me interes publik dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite

-Erald Elezi, 1 vit e 6 muaj burg që reduktohet me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, si dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite

-Ervis Lami, 7 vjet e 6 muaj burgim që reduktohet me 1/3 nga gjykimi i shkurtuar pjesa e mbetur shërbim prove 4 vite.

-Genti Raça, 1 vit e 6 muaj burg që konvertohet në shërbim prove dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite

-Gezim Ali Noni, 1 vit e 6 muaj burg që konvertohet në shërbim prove 4 vite dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite

-Jetmira Dervishi, 1 vit e 6 muaj burg që konvertohet bë punë me interes publik dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite

-Kamelia Fatri Tafaj, 2 vite burg që konvertohet bë punë me interes publik dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite

-Orjon Myzafer Islamaj, 1 vit burg që në shërbim prove 4 vite dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite

-Shkelqim Dervish Lusha, 1 vit e 6 muaj burg që konvertohet në shërbim prove 4 vite dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite

-Valbona Sulejman Pepa, 1 vit e 6 muaj burg që konvertohet në punë me interes publik dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite

-Valter Nimet Begaj eshte me gjykim te zakonshem.


Video