A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, ku një mësues ka humbur jetën pasi u godit nga një infark.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Marjan ku një mësues i cili punonte në këtë zonë është gjetur i pajetë në rrugë.
Dyshohet se ai ka pësuar infarkt, pas përfundimit të procesit mësimor.
Trupi është dërguar në morgun e spitalit të Korçës pas disa orësh për shkak të distancës së largët.
Policia po heton më shumë mbi rastin.