Çmenduria e ARRSH-së - Unaza e Burrelit që u shemb kushtoi 1.3 m...
13 Qershor, 19:03Fokus
Ish-drejtoresha e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë dhe kërkon heqje të masës së sigurisë.
Shorti ka caktuar si gjyqtar të shqyrtimit të kërkesës gjyqtarin e lartë Genti Shala.
Mirlinda Karçanaj është nën akuzë nga SPAK për abuzime me tenderët e agjencisë që drejtonte dhe në arrest shtëpie me vendim të GJKKO-së.
Sipas SPAK, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka kryer veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.