Abuzime edhe me të sëmurët mendorë, si u shtuan kostot e ndërtim...
5 Dhjetor, 22:19Fokus
Qarku i Korçës është “zgjuar” këtë mëngjes i mbuluar nga dëbora.
Reshjet e dëborës kanë filluar prej orëve të para të mëmgjesit dhe ende po vijojnë.
Në Voskopojë dhe Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar nga 5-10 cm.
Ndërsa, kontraktorët ndodhen në terren për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, në mënyrë që mos të krijohen probleme në qarkullimin e automjeteve.
Deri më tani nuk raportohen probleme në qarkullim, por drejtuesit këshillohen që të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Sakaq, pjesa tjetër e qarkut të Korçës prej ditës së djeshme është përfshirfë nga shiu.