Tradhtia motivi i vr*sjes në SHBA? Si 27-vjeçarja shqiptare VR*U me 5 PLUMBA burrin, më pas qëlloi dhe veten!

30 Nëntor 2024, 08:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
34-vjeçari Pajtim Krasniqi dhe bashkëshortes e tij, 27-vjeçare Sabrina Krasniqi

Vdekja e çiftit nga Kosova, 34-vjeçarit Pajtim Krasniqi dhe bashkëshortes së tij, 27-vjeçares Sabrina Krasniqi ka tronditur komunitetin shqiptar në SHBA.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pas pas mesnatës në apartamentin ku jetone çifti.

Policia amerikane ka dalë në një deklaratë ku sqaron se çifti u gjetën të vrarë me armë zjarri në një ndërtesë shumëkatëshe luksoze në Hallandale Beach.

Ndërsa janë zbardhur edhe motivi dhe se çfarë ka ndodhur mes çiftit. 

Dyshohet se Sabrina Krasniqi ka qëlluar për vdekje disa herë bashkëshortin e saj dhe më pas ka qëlluar edhe vetën, duke kryer vetëvrasje. Shkak dyshohet tradhëtia bashkëshortore.

“Përmes hetimeve është konstatuar se Sabrina Krasniqi ka qëlluar për vdekje disa herë bashkëshortin e saj para se t’i merrte jetën. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre të përbashkët”, tha policia në një njoftim për media të premten..

Autoritetet treguan se krimi i rëndë ndodhi në apartamentin e tyre, ndërsa janë gjetur edhe prova që dëshmojnë se gruaja ka qëlluar mbi burrin dhe më pas veten.

Brenda banesës kishte prova të shumta, një arush pelushi, një kuti me trëndafila me një dizajn zemre dhe një televizor që ishte ende ndezur.

“Dëgjuam të bërtitura dhe ishte e frikshme”, tha Max Braendlin, i cili jeton matanë rrugës. “Dëgjova të shtënat dhe më pas pas disa minutash makinat e policisë dhe ishte një skenë e mbushur me njerëz”.

Në lidhje me këtë tragjedi ka reaguar edhe motra e Pajtimit, Albana, përmes një postimi emocional në rrjetet sociale.

Në mesazhin e saj, ajo shpreh dhimbjen dhe akuzon bashkëshorten e të vëllait për krimin.

Ajo i mori jetën njeriut që i kishte besuar më shumë. Një tradhti që shkatërroi familjen tonë. Ne nuk do të jemi më kurrë të njëjtë,” shkruan ajo./NewYorkPost

Video