Kishte fshehur drogën me vlerë rreth 3 milionë euro në kamionin me detergjente, arrestohet shqiptari në Francë!

25 Qershor 2024, 11:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia franceze ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili në kamionin që drejtonte, iu gjet lëndë narkotike e llojit kokainë.

Nga kontrollet e kryera në kamionin që ishte nisur drejt Italisë dhe që kishte detergjente rrobash si ngarkesë, u gjetën dhe sekuestruan 74 kg kokainë.

Thasët e mbushur me ‘pluhur të bardhë’ kapnin vlerën e 2 963 500 eurove dhe ishin fshehur në dyshemenë e kamionit.

I paraqitur sot para gjykatës gjyqësore të Perpignan-it, drejtuesi i mjetit u dënua me katër vjet burgim dhe ndalim në territorin francez për 10 vjet. Kamioni i tij u konfiskua.


Video