Kërkoi përjashtimin e trupit gjykuese që shqyrton rekursin për masën e sigurisë, Gjykata e Lartë “rrëzon” Berishën

4 April 2025, 10:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kërkoi përjashtimin e trupit gjykuese që shqyrton rekursin
Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e trupës gjykuese që do shqyrtojë rekursin kundër masës detyrim paraqitje.

Berisha kërkonte largimin e gjyqtarëve Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj.

Njëkohësisht ish-kryeministri Berisha ka kërkuar leje nga SPAK këtë të hënë (e hëna e parë e prillit) të mos paraqitet në zbatim të masës së sigurisë, pasi do të udhëtojë drejt Strasburgut.


Video