Kamioni përfshihet nga flakët pranë Laçit, tymi i zi mbulon zonën dhe rëndon trafikun

25 August 2026, 15:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kamioni përfshihet nga flakët pranë Laçit, tymi i zi

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot nga flakët në rrugën pranë Laçit, duke krijuar panik tek drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës.

Ngjarja ndodhi në mes të ditës, ndërsa për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.

Pamjet e siguruara nga vendngjarja tregojnë shtëllungat e dendura të tymit të zi që ngriheshin mbi kamionin e përfshirë nga zjarri, duke mbuluar zonën dhe duke rënduar ndjeshëm trafikun.

Automjetet e tjera u detyruan të ndalonin ose të lëviznin me kujdes, ndërsa autoritetet ndërhynë për të neutralizuar flakët dhe për të rikthyer qarkullimin normal.

Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa hetimet pritet të përcaktojnë rrethanat e incidentit.


Video