Kaja Kallas nesër në Tiranë, zbardhet agjenda dhe marrëveshja që do firmoset me Ramën

7 April 2025, 18:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kaja Kallas nesër në Tiranë, zbardhet agjenda dhe
Kaja Kallas

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas do të mbërrijë ditën e nesërme në Tiranë.

Kallas do të pritet nga kryeministri Edi Rama, i cili më pas do të firmosë një marrëveshje për financimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë nga Bashkimi Evropian. Më pas, Rama dhe Kallas do të mbajnë një konferencë për shtyp.

Agjenda:

Ditën e nesërme, 8 Prill, në orën 9.30, Kryeministri Edi Rama do të presë në Kryeministri, Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas.

Pas takimit mes tyre, në orën 10:10, në sallën COD, Kryeministri, do të zhvillohet firmosja e marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës - Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII.

Pas firmosjes së marrëveshjes, në orën 10.25, do të mbahet edhe një konferencë për shtyp.


Video