Juglindja përfshihet nga reshjet me erë të fortë dhe breshër, trafik në aksin Pogradec-Librazhd (FOTO)

18 August 2024, 17:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Juglindja përfshihet nga reshjet me erë të fortë dhe
Trafik në aksin Pogradec-Librazhd

Pas ditëve të tëra me temperatura të larta, juglindja e vendit është përfshirë mesditën e kësaj të diele nga reshje të dendura shiu të shoqëruara me erë të fortë dhe në vende te caktuara edhe me reshje breshëri.

Si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të shiut në aksin Pogradec-Korçë ka rënë plepi në aksin nacional. Pemë të thyera ka edhe në Drilon dhe shëtitoren e Pogradecit.

Sakaq, edhe aksi rrugor Pogradec-Librazhd ka trafik të rënduar si pasojë e rrugës me lagështirë.

 

 



Video