Jeton poshtë urës në Lezhë, 66-vjeçari ish i burgosur politik i braktisur: Jam i sëmurë

31 January 2023, 13:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Jeton poshtë urës në Lezhë, 66-vjeçari ish i burgosur

Mes mbeturinash, poshtë urës së Drinit jeton ish-i dënuari politik, Ndue Murçaj nga fshati Gryk-Lumi i Lezhës. I braktisur nga familjarët por dhe shoqëria, 66-vjeçari vuan nga disa sëmundje. Ndue Murcaj nuk ka përfituar dëmshpërblim për vitet e burgut edhe pse mban statusin “i burgosur politik”, lëshuar nga Instituti i Ish-të Përndjekurve Politike. 

Në dokumentin zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë thuhet se Murçaj është arrestuar në 1977 dhe dënuar në ’78 nga Gjykata e Shkodrës me 25 vite burgim për tre akuza “terror mbetur në tentativë” “strehim diversantësh” dhe “vrasje e mbetur në tentativë”.  Ai ka kryer 14 vite burgim dhe është liruar në vitin 1991.

“Jam hallexhi, fukara. Kam bërë 14 vite burg. Kam 3 muaj e gjysmë që jetoj nën urë. Edhe një batanije ma kanë fal. Edhe ushqim dal e lyp çfarë më japin. Jam i sëmurë, edhe nga ana mendore nuk jam fort mirë.

Video e marrë nga Report TV:

Kërkoj ndihmë prej shtetit të më japin paratë e burgut që më takojnë dhe të më japin pensionin, se kam 6 muaj që kam mbushur moshën”, thotë 66-vjeçari.


Video