Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një 51-vjeçar nga Kukësi është gjetur i vdekur në Vlorë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se trupi i 51-vjeçarit është gjetur rreth orës 10:30, në fshatin Alikok, në një kanal me ujë. I ndjeri është pikasur nga kalimtarët.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, por nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.
Njoftimi i policisë: Rreth orës 10:30, në fshatin Alikok, është gjetur pa shenja jete, në një kanal me ujë, shtetasi A. K., 51 vjeç, me vendbanim në Kukës. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.