
37 persona janë vënë nën hetim nga policia e Tiranës për vendosjen e 155 kamerave të sigurisë të cilat u çmontuan dhe sekuestruan së fundmi në fazën e nëntë të operacionit ‘Fijet’.
Aksioni për çmontimin e kamerave ‘spiune’ është shtrirë në disa prej lagjeve të kryeqytetit, ku grupet kriminale i kishin vendosur me qëllim sigurimin e informacionit dhe vëzhgimin e lëvizjeve të policisë.
Ja disa prej emrave:
Baftiar Sufa
Bajram Gjoshi
Bledar Musaj
Boiken Spahiu
Denis Dervishi
Elidon Kotorri
Ervin Mansaku
Ervis Murati
Florand Karemani
Florian Dragoni
Gëzim Çelaj
Gjergj Cukali
Igli Selita
Ilir Oshafi
Rigers Krroqi
Valbona Drapi dhe Zenel Gjoshi.
Gjergj Cukali njihet si i ‘forti i Myslym Shyrit’:
I konsideruar si “i forti” i rrugës “Myslym Shyri”, Cukali është një emër jo pak i njohur për autoritetet policore. Akuzat që rëndojnë mbi të janë të shumta, duke filluar nga pengmarrjet, armëmbajtjet pa leje dhe shpërndarje droge. Për herë të fundit ai u arrestua në 12 Prill 2018, pasi kishte shkelur masën e sigurisë, “arrest shtëpie”.
Ndërsa në Korrik të vitit 2016 ai u arrestua së bashku me 16 persona të tjerë si pjesë e një rrjeti kriminal që shpërndante kokainë në Tiranë. Ky grup drejtohej pikërisht nga Cukali, dhe sipas policisë, fitimet e tyre shkonin në 50 mijë Euro në muaj.
Elidon Kotorri është dënuar për vrasje të trefishtë për hakmarrje:
Elidon Kotorri është shoku i Elton Zajmit vrarë në 1998, për të cilin drejtësia beson që 45 vjeçari hyri në odisenë e hakmarrjeve. Pas dyshimeve se këtë krim e kishte kryer Andi Hasani, Kotori hakmerret dy vjet më pas. Prokuroria tha në atë kohë se teksa Kotorri kishte urdhëruar vëzhgimin e shënjestrës, sapo viktima hipi në një makinë bashkë me Sokol Alushin, Gazmend Zenelin dhe Gregor Stefanin ndaj tyre u qëllua me breshëri.
Aty mbetën të vrarë tre të parët, ndërsa Stefani u plagos. Jo vetëm kaq, por pas krimit Elidon Kotorii u kthye në vendngjarje me motorr për të konfirmuar që ishte eleminuar shenjestra kryesore e tij dhe më pas udhëtoi drejt Turqisë.
Fillimisht ai u shpall fajtor për këtë krim dhe u dënua me burgim të përjetshëm që më pas zbriti në 25 vjet dhe që më pas procesi u konsiderua i padrejtë, pasi sipas pretendimeve të tij, Elidon Kotorrit i ishte marrë fija e flokut pa avokat. Ishte kjo fije floku që kur u krahasua me kapelen në vendangjarje zbuloi se Kotorri ishte njëri nga autorët, dhe i kushtoi atij 19 vite burg.
Burime për VoxNews thanë se kamerat ishin te instaluara mes shtyllave dhe në muret e pallateve për kontrollimin e rrugës. Në disa banesa ku policia kishte dyshime dhe kishin marrë informacione në rrugë operative se kontingjente të krimit kishin vendosur kamera në zonën ku ata banonin, nuk kanë gjetur kamera sigurie duke lënë dyshime se kanë vepruar para duke i hequr vetë kamerat pas bërjes publike të aksionit./VoxNews