Plas grushti mes policëve në BLLOK, i drejtojnë armët e shërbimit njëri-tjetrit (Emrat)

31 Janar 2023, 12:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një konflikt mes punonjësve te policisë ka çuar në përdorimin e armëve mes tyre të hënën në mbrëmje. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes në zonën e ish-bllokut pranë njësisë bashkiake nr 5.

Punonjësi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Rigers Iljazi, së bashku me vëllanë Marjus Iljazi janë konfliktuar me shefin e operacionales në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Vladimir Laska.

Të pranishëm ne konflikt ishin edhe Blerim Qarri dhe Elton Bisi, konflikti mes tyre ka agravuar dhe të dy palët kanë kërcënuar me armën e shërbimit. Pas marrjes se njoftimit, ata janë çuar në komisariatin nr. 2 dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore po kryen hetimin.

Video