Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Policia Rrugore e Tiranës ka ngritur sërish në ajër "dronin edukues", por këtë herë, për të kapur shkeljet e shoferëve që nuk kanë respektuar rregullin për të kaluar në anën e djathtë të karrexhatës pas manovrës së parakalimit.
Pas manovrës së parakalimit, mjetet duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë!
Në videon e mëposhtme, tregohet pozicionimi i gabuar dhe cili është i duhuri për të gjithë shoferët pas manovrës së parakalimit.
"Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë është i vendosur të konstatojë dhe ndëshkojë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor!" thuhet në njoftimin e Policisë.