Jeni kapur “mat” sot në Tiranë pa e kuptuar? Shikoni videon e policisë

13 July 2022, 17:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jeni kapur “mat” sot në Tiranë pa e kuptuar? Shikoni
Gjobat

Policia Rrugore vijon monitorimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit me anë të “Dronit edukues”.

Në një video që policia ka publikuar tregon drejtuesit e mjeteve që nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.

“Një ndër objektivat e “Dronit edukues” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor. Ec i sigurtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor!”, njofton policia.


Video