Italiani festoi ditëlindjen në Sarandë, pak çaste para se të vdiste me shokun e tij (VIDEO)

24 August 2023, 17:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Italiani festoi ditëlindjen në Sarandë, pak çaste para se
Domenico Gritto, 24-vjeç, dhe Vincenzo Tizzano, 32-vjeç

Një prej italianëve që humbi jetën në aksidentin rrugor në Sarandë, kishte vetëm pak orë që kishte festuar ditëlindjen.

Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja për “gëzimin që u kthye në tragjedi”.

Domenico Gritto, 24-vjeç, dhe Vincenzo Tizzano, 32-vjeç, me origjinë nga Pozzuoli ishin duke udhëtuar me motor në aksin Sarandë-Ksamil kur u përplasën nga një “Mercedes” që dyshohet se po kryente manovra të rrezikshme në rrugë.

Makina drejtohej nga një 17-vjeçar dhe kishte pasagjer një 16-vjeçar. Të dy shqiptarët shpëtuan pa dëmtime të rënda.

Sakaq, në rrjetet sociale, pak çaste para tragjedisë së rëndë, dy italianët kishin shpërndarë postime ku dukeshin të qeshur dhe duke festuar ditëlindjen.




Video